BERISHAJ FITON MEDALJEN E ARGJENDTË NË KUPËN E PRESIDENTIT BOTËROR NË TAEKWONDO NË DURRËS

Juniorja e Klubit Taekwondo „Besa“ Angjella Berishaj fitoi medaljen e argjendtë në Kupën e Presidentit Botëror në Taekwondo në Durrës. Kampionja e Ballkanit në ndeshjen finale të kategorisë deri në 68 kilogramë, u mposht nga kroatja Mille Mashtelliq. Berishaj ishte e lirë si e para në startin e turneut, ndërsa në turin e dytë ishte bindëse ndaj gjermanes Julika Zimmerling. Ajo festoi me pushim dhe deri në atë moment ishte duke e mposhtur me rezultat 31:12. Kupa e Botës në Durrës mblodhi 1,909 garues në të gjitha kategoritë e moshave. “Klubi Besa dhe Mali i Zi u përfaqësuan nga pesë garues – Toni Marashaj, Zinedin Beqaj, garuesi ynë më i suksesshëm i 33-të në renditjen botërore, Benan Jusufgjokaj, Andrea Berishaj dhe Angjella Berishaj”, tha trajneri Nikolla Gegaj. Ai theksoi se ishte turneu i parë për garuesit e tij këtë vit. “Prandaj forma nuk ishte e drejtë me konkurrentët e tjerë. Kjo është edhe arsyeja që Beqaj, Jusufgjokaj dhe Andrea Berishaj kanë mbetur pa medalje”, ka thënë Gegaj.

SHARE