TRE TË ARRESTUAR DHE PADI PENALE KUNDER GJELOSHAJ ÇUNMULAJ DHE NJË POLICI KOMUAL

Tre persona u arrestuan mëngjesin e sotem pas kontrollit në tre objektet hotelierike në Tuz, nën dyshimin për kryerjen e vepres penale dhe  mosrespektimit të rregullave shëndetësore në luften kunder Covid19, tha prokurori i shtetit dhe zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit Themelor të Shtetit në Podgoricë Vukash Radonjiq. Me rastin e ngjarjes së sotme në Tuz, prokurori i dha një urdhër detyrues policisë për të bërë një padi penale kundër kryetarit  të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për shkak të dyshimit se ai ka kryer veper penale – duke bërë thirrje për rezistencë, po ashtu edhe kundër kryetarit të Policisë Komunale të Tuzit, Rexhep Çunmulaj  si dhe një oficeri të policisë komunale, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ata kryen një vepër penale – duke ndihmuar në thirrje për rezistencë.

SHARE