Deputeti Genci Nimanbegu njofton se ka qenë në kontakt me kryeministrin Zdravko Krivokapiq ku ka përcjellur shqetësimin mbi situaten në Tuz të krijuar nga vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë.
Lexoni postimin e plotë të Nimanbegut:
Ne kontakt direkt me Kryeministrin Krivokapiq kam percjell shqetsimin mbi situaten ne Tuz te krijuar nga vendimi i Ministrise se Shendetsise. Mungesa e dijalogut qe ka percjell kete vendim per mbylljen e lokaleve duhet te mos behet peng e moskomunikimit zyrtare te drejtperdrejt te Qeverise dhe Komunes. Nuk ka kohe per shkresa zyrtare, por bisedat ne tavoline te menjehershme. Apelova qe ky problem te zgjidhet urgjentisht dhe i njohtuar nga Kryetari Gjeloshaj qe Tuzi ka gatishmeri dhe pergjegjesi qe kjo situat te zgjidhet me dijalog.