Shqipëria renditet një ndër pesë shtetet me peizazhin më piktoresk. Renditja është bërë nga faqja “Lista e objektivave” e cila drejtohet nga Jeff Jones. Kjo renditje është bërë duke u bazuar në tre elementë kryesorë: Terrenin malor, pasuria ujore, si dhe një shumëllojshmëri vegjetacioni. Ky është parë si peizazhi ideal si në veprat artistike piktoreske evropiane dhe në veprat të Azisë Lindore. Studimi shikon se cilat vende kanë një kombinim të këtyre karakteristikave. Një e treta e peshës në vlerësim merret për terrenin malor duke përfshirë dendësinë e maleve, përqindjen e zonës malore, lartësinë mesatare mbi pikën më të ulët dhe lartësinë e lartë në krahasim me sipërfaqen e tokës. 33% të vlerësimit e merr nga hapësirat ujore, duke përfshirë raportin e vijës bregdetare me sipërfaqen, dendësinë prej 10 hektarësh liqenesh dhe sipërfaqen e ujërave të ëmbla. Ndërsa pjesa tjetër e pikëve merret për variancën e kushteve të mbulimit të tokës, si pyjet, shkurret, kullotat, tokat bujqësore dhe tokat djerrë. Sipas vlerësimit të këtyre tre kategorive, vendet që kishin peizazhin më piktoresk janë Kili i cili kryeson me 83 pikë, më tej renditet Norvegjia dhe Zvicra me 75 pikë dhe pas tyre, në vendin e katërt është Shqipëria me 74.8 pikë, ndërsa pas nesh renditet Kepi i Verdhë, një grup ishujsh në oqeanin Atlantik, Qipron, Greqinë, e shumë vend e të tjera. Për Shqipërinë në këtë studim thuhet se ndryshe nga Norvegjia dhe Zvicra, vendi kufizohet me Detin Mesdhe dhe pavarësisht se ka një sipërfaqe relativisht të vogël toke, vendi ka gjashtë maja malore ultra të spikatura dhe është e pasur me shumë burime ujore. Ndërsa vlerësohen si atraksione për turistët, kanionet e Osumit, turi i vizitës në Tiranë dhe Bovillë si dhe peizazhin fantastik i Thethit.