THYHET REKORDI I VITIT 1985: TEMPERATURA NË MAL TË ZI MËNGJESIN E SOTËM KA QENË -33.2 GRADË

Mali i Zi ka shënuar një temperaturë rekord këtë të martë në një kohë që një mot ekstrem, me reshje të paprecedenta dhe temperatura të acarta ka përfshirë të gjithë Ballkanin. Mëngjesin e të martës, sipas mediave vendase, është regjistruar temperatura rekord prej 33.2 gradësh celcius, në fshatin Kosanicë të komunës së Plevlës, ndërsa rekordi i mëparshëm i takonte vitit 1985 në Rozhajë, -32 gradë celcius. Po ashtu edhe Prishtina ka shënuar një temperaturë rekord këtë të martë, prej -18 gradësh celcius. Ekspertët e motit thonë sidoqoftë se rekordi në Kosovë është shënuar në janar të vitit 2000, kur mërkuri në termometër shënoi -29.2 gradë celcius. Ndërsa hera e fundit që termometri ka shënuar temperatura ekstremisht të ulëta, është viti 2017, me -24 gradë celcius. Ekspertët thonë se mot i acartë do të vazhdojë të regjistrohet në Kosovë edhe në ditët e ardhshme, por temperaturat do të fillojnë të rriten gradualisht, duke arritur vlera pozitive.

SHARE