KORDIQ: PROGRAMI I RI I MALIT TË ZI PËR PRANIMIN NË BE ËSHTË NJË PIKË REFERIMI KYÇE

Miratimi i Programit të ri të pranimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian 2022-2023 do t’i japë një drejtim strategjik shtesë procesit të integrimit evropian dhe një shtysë të fortë për administratën për të vazhduar zbatimin e detyrimeve nga ky dokument strategjik ombrellë, tha kryenegociatorja Zorka Kordiq në sesionin e tretë të Komisionit të Integrimit Evropian. Në seancën e sotme të mbajtur në formatin online, pas konsultimeve të djeshme publike me përfaqësues të sektorit civil, u diskutua dhe u miratua draft-programi për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian 2022-2023, pas një pune disamujore nga Komisioni, në sinergji me Zyra për Integrime Evropiane dhe shefat e grupeve punuese me ekipet e tyre. “Gjatë procesit intensiv të punës janë analizuar pothuajse 7000 akte ligjore të BE-së, janë shqyrtuar efektet e dokumentit ekzistues deri më tani, udhërrëfyesi për përmbushjen e standardeve përfundimtare dhe rekomandimet e Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2021 dhe është marrë parasysh nevoja për harmonizimin e plotë të Programit të Anëtarësimit me Programin Afatmesëm të Punës së Qeverisë”, njoftuan nga Sektori për informimin e publikut për Bashkimin Evropian dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kordiq kujtoi se ky dokument, për dy vitet e ardhshme, parasheh miratimin e 588 detyrimeve, nga të cilat 109 strategji dhe 479 akte ligjore dhe nënligjore.

SHARE