BEÇIQ: NE VAZHDOJMË RRUGËN E INTEGRIMIT MË TË SHPEJTË NË BE

Ne po vazhdojmë rrugën tonë, që është rruga e forcimit të ekonomisë së Malit të Zi, rruga e integrimit më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe zbatimi i të gjitha standardeve që na obligon anëtarësimi në NATO, tha kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq. “Ne kemi marrë mbështetjen e qytetarëve tanë për këtë dhe nuk do t’i zhgënjejmë ata, as tani e as në të ardhmen”, ka shkruar ai në Twitter. Ai tregon se asnjë iniciativë nuk mund t’i ndalë në atë rrugë.

SHARE