ABAZOVIQ: NUK MË SHQETËSOJNË NDËRRIMET, ATO JANË EPILOG I DOBËSISË

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se nuk shqetësohet për ndryshimet në qeverisjen aktuale, duke vlerësuar se ato janë epilog i dobësisë. Ai thotë se do të ishte logjike që të tërhiqej nga posti i zëvendëskryeministrit, por të mos bëhej ndonjë dramë në lidhje me këtë. “Më 4 shkurt, me Qeverinë gjithçka përfundon. Tani në atë impotencë, duhet të bëni disa ndërrime. Nëse mendojnë se ndërrimet kontribuojnë diçka, nuk ka asnjë problem për mua. Nëse dikush dëshiron të prekë rendin kushtetues me veprime të paligjshme, veçanërisht sektorin e sigurisë, në mënyrë që të provokojë trazira në Mal të Zi, ai do të ketë një përgjigje adekuate në të njëjtën sekondë,” tha Abazoviq. Personalisht, thotë ai, nuk e njeh frikën e rendit kushtetues. Ai tha gjithashtu se pyetja është se a do të përfshihen tani në çdo gjë persona të cilët, siç tha ai, janë “forca speciale” për të krijuar trazira dhe grindje me popullin: “Në atë rast, mendoj se reagimi ynë duhet të jetë adekuat”. Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës do të kontaktojë me një nga drejtuesit e FD-së, Andrija Mandiq: “Të ulemi në tavolinë, pavarësisht nëse do të gjejmë zgjidhje”. Ai thotë se të gjithë po sillen si duhet, përveç Demokratëve dhe grupit rreth kryeministrit Zdravko Krivokapiq. Qeveria e pakicës u prezantua si ideja e URA-s për të dalë nga kriza: “Nëse deputetët nuk e duan këtë, unë nuk shoh ndonjë problem. Është e drejta jonë të propozojmë diçka dhe e tyre ta refuzojnë.” Abazoviq theksoi se nuk ka asgjë kundër daljes në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

SHARE