NGA BRITANIA E MADHE VETËM ME TESTIN PCR, MASA TË TJERA TË PANDRYSHUARA

Qytetarët e Mali të Zi dhe të huajt nga Mbretëria e Bashkuar lejohen të hyjnë në Malin e Zi vetëm me një test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë. Kjo është e vetmja masë që është e re në lidhje me ato të miratuara më parë, tha sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë, Borko Bajiq. Në një konferencë për shtyp, Bajiq tha se situata në spitale është e qëndrueshme, por se nuk ka vend për relaksim. “Ne ende kemi një presion të madh mbi sistemin shëndetësor,” tha ai. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq, tha në konferencë se situata epidemiologjike është akoma shumë komplekse dhe thekson se nuk ka vend për relaksim. “Në javën e fundit, pati një rënie të lehtë të sëmundjes. Kurba e epidemisë është në një rënie të lehtë, numri i të rikuperuarve është rritur dhe numri i të shtruarve në spital është ulur,” tha Galiq dhe u kërkoi qytetarëve, veçanërisht në Podgoricë dhe Cetijë, të ndiqnin me përpikëri masat e miratuara. Sipas drejtorit të ISHP-së, transmetimi lokal është intensifikuar në disa qytete. Siç theksoi ai, kjo është veçanërisht e dukshme në Podgoricë, Budva, Tivar… Ai theksoi se, ndryshe nga periudha e mëparshme, ne tani shohim një dritë në fund të tunelit. “Është mbërritja e vaksinës dhe vaksinimi i paralajmëruar. Unë do t’u bëja thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe, me ndihmën e asaj arme të fuqishme, të kapërcejnë epideminë dhe të kthejmë jetën tonë përsëri në binarë,” tha Galiq. “Rekomandimet që ishin të vlefshme më parë, janë të vlefshme tani, për sa kohë që respektohen masat që u janë përcjellë atyre institucioneve. Rekomandimet e hershme janë në fuqi,” tha drejtori i ISHP-së.

SHARE