BE DO TA MBËSHTES SEKTORIN SHËNDETËSOR TË MALIT TË ZI ME 9.5 MILION EURO

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Qeverisë së Malit të Zi do të nënshkruajnë nesër një marrëveshje financiare për përkrahjen e BE për sistemin shëndetësor në luftën kundër Covid-19 me vlerë 9.5 milion euro. Nga Info Qendra e BE është kumtuar se në konferencën për gazetarët do të flasin ambasadorja e BE në Mal të Zi Oana Kristina Popa, kryenegociatorja e Malit të Zi në BE Zorka Kordiq dhe ministrja e shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq. Konferenca do të mbahet në Info Qendrën e BE duke filluar nga ora 11.

SHARE