AMBASADORI HYSA SHPREH NGUSHËLLIME FAMILJES BËRKOVIQ

Ambasadori i Kosovës në Podgoricë Ylber Hysa i dërgoi ngushëllime familjes Bërkoviq për vdekjen e shkrimtarit dhe akademikut Jevrem Bërkoviq.

“Më lejoni, që në emër të popullit të Kosovës, të shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe më të sinqerta për humbjen tuaj të madhe. Për të gjithë ne, Jevrem Bërkoviq ishte më shumë se një poet, një metaforë e një kohe, një frymëzues i tolerancës kundër urrejtjes, respektit reciprok, besimit në të mirën origjinale, guximit kundër së keqes, kulturës kundër primitivizmit,” ka shkruar Ambasadori i Kosovës.

“Ai shoqërohej me poetët e Kosovës kur disa donin që armët të dëgjoheshin në vend të poezisë. Si i tillë, ai u respektua, u shpërblye, u respektua, u përkthye dhe u lexua me respektin më të madh. Si i tillë, Akademiku Bërkoviq u bashkua me respektin tonë të përjetshëm në frymën e traditës së burrërisë nga Marko Milani e gjerë te Radovan Zogoviqi,” thuhet në deklaratën e Ambasadorit Hysa.

“Na lejoni të marrim pjesë edhe një herë në dhimbjen tuaj, por edhe në krenarinë për një njeri kaq të madh i cili me forcën dhe shpirtin e tij ka frymëzuar tërë rajonin tonë për një të nesërme më të mirë,” ka shkruar ambasadori i Kosovës.

SHARE