MINISTRIA E ARSIMIT: NGA NESËR MËSIMI I RREGULLT NË SHKOLLAT FILLORE

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit njoftoi se procesi mësimor do të organizohet në mënyrë të rregullt duke filluar nga java e ardhshme.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit falënderon Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë e Policisë për sjelljen e tyre profesionale gjatë ndërmarrjes së aktiviteteve në zbardhjen e rastit të emaileve kërcënuese të dërguara në adresat e disa shkollave fillore javën e kaluar,” thuhet në deklaratë.

Ata gjithashtu falënderuan prindërit dhe stafin mësimdhënës për mirëkuptimin dhe trajtimin e situatës.

SHARE