Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka dërguar urimin e tij për Kryepeshkopin e Tivarit, Imzot Rok Gjonlleshaj dhe për besimtarët që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian.
Gjeloshaj, në një mesazh drejtuar Gjonlleshajt, ka uruar “një festë të gëzueshme të krishterë që mbart me vete një mesazh paqeje, lumturie, faljeje dhe një fillimi të ri”.
“Jam i bindur se fjalët e shenjta të krishterimit e bëjnë të gjithë komunitetin tonë shoqëror më të fortë dhe më të mirë. Ju uroj që në shëndet të mirë të vazhdoni të përhapni mësimin që inkurajon të gjithë për humanizëm, dhembshuri dhe bashkim për të cilin ka nevojë Mali i Zi”, tha Gjeloshaj.