Biskotat me Limon të Krishtlindjes

Mëngjeset e dhjetorit nuk karkaterizohen vetëm nga i ftohti, por edhe nga festat e uëshqimet e mira që përgatitën në këtë periudhë.

Sidomos të ëmblat ose më saktë biskotat e shkrifëta me gjalp, të cilat janë të mrekullueshme në çdo moment.

Edhe në këtë recetë do të flasim për një ndër këto receta të cilën ndjekësit e AgroWeb.org e kanë kërkuar shpesh.

Biskotat e Krishtlindjes me bazë limonin ose të quajtura ndryshe Biskotat Albert kanë origjinë Daneze dhe janë perfekte për t’u shijuar në këtë periudhë.

Ato shoqërohen me salcë të bardhë të athet limoni që balancon shijet mes të ëmbëlës dhe të hidhurës.

AgroWeb ju sugjeron mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre si më poshtë.

Përbërësit

  • 3 vezë
  • 250g sheqer
  • 125g gjalpë
  • 500g miell
  • 110g niseshte
  • vanilje
  • 3 lugë çaji fryrës ëmbëlsirash
  • Për dekorin
  • sheqer pluhur
  • lëng limoni

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju sugjeron të zgjidhni një enë të thellë.

Rrihni vezët me sheqerin dhe ngadalë shtoni gjalpin e zbutur.

Më pas bashkoni miellin, niseshtenë dhe fryrësin. Për të formuar brumin më lehtë përdorni një lugë druri.

Më pas mbulojeni me qese dhe lëreni të pushojë për 1 orë në frigorifer.

Kur të kalojë koha hapeni brumin në një petë të trashë rreth 1cm dhe ndajeni me format tuaja të preferuara.

Vendosini në një tavë me letër pjekjeje dhe futini në furrën e ngrohur më parë me 180 gradë.

Do të duhen vetëm 20 minuta për pjekjen e tyre.

Pasi të keni kaluar edhe këtë hap ju mbetet vetëm t’i zbukuroni me salcën e formuar nga përzierja e sheqerit pluhur dhe lëngut të limonit./AgroWeb.org

SHARE