Këshilla të dobishme nga mjekja, ja ushqimet që duhet të konsumojmë për festat e fundvitit

Tundimit për të provuar gjithçka nga ushqimet që përgatiten për festat e fundvitit është e vështirë t’i rezistosh. Konsumimi i tepërt i yndyrave dhe ëmbëlsirave sjell pasoja më të mëdha te personat që vuajnë nga patologji të zorrës së trashë si hemorroide, fisura anale dhe gurët në tëmth.about:blank

Mjekja kirurge në spitalin Hygeia, Erjona Sinani jep disa këshilla në këto prag festash.

“Duke e ditur që këto festa janë shumë afër dua që të jem pranë jush me disa këshilla shumë të rëndiësishme. Shumë prej nesh në këto ditë festash vazhdojnë me tavolina të zgjeruara, të pasura më shumë yndyrna dhe ëmbëlsira. Por shumica e problemevetë lidhura me gurët në tëmth dhe hemorroidet janë bashkëshoqëruese të këtyre darkave dhe drekave të ngarkuara. Do t’ju sugjeroja që të shtonit takimet me të afëmrit tuaj, por pa e prishur ekuilibrin e dietave. Duke qernë se orët e gjatatë trafikut në vizitat që ju bëni do t’ju shtojnëproblemet me hemoroidet përpiquni të aktivizoheni dhe të dilni shëtitje pavarësisht temperaturave të ulëta që janë dhe të konsumoni sa më pak alkool.”

SHARE