Ky desert askënd nuk do ta lërë indiferent, ndërkaq përgatitja është më se e thjeshtë
Nevojiten:
1 kg patate,
250 g gjalpë,
250 g sheqer pluhur,
2 qese sheqer vaniljeje,
10 copa galete,
250 g lajthia të bluara,
150 g çokollatë për zierje,
1–2 lugë rum,
1 qese krem.
Përgatitja:
Patatet zieni, pasi të zihen shtypni dhe bëni pure. Lini të ftohen, por jo krejtësisht. Ndërkohë, tundni gjalpin e shkumëzuar me sheqer.
Galetat bluani, çokollatën grijeni në rende.
Në patate përzieni gjalpin e tundur me sheqer dhe shtoni galetat e bluara dhe rumin.
Masën ndajeni në dy pjesë. Në njërën pjesë shton lajthitë e bluara, ndërsa në të dytën çokollatën e grirë në rende.
Në kallëpin për tortë tëhollojeni pjesën e parë të çokollatës, pastaj pjesën me lajthi dhe sipër kremin. Qitni sipër çokollatën e grirë në rende.
Shijojeni!