MILLATOVIQ: PËR SUKSES, DUHET TË JETË E RËNDËSISHME SE SA DINI DHE SA PUNONI

Duhet të ndërtojmë një shoqëri në të cilën për sukses duhen vetëm dy gjëra, sa di dhe sa punon, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Kështu tha Millatoviq në fjalimin e tij në festën e 10 vjetorit të Asociacionit të Menaxherëve të Malit të Zi.

Ai theksoi se kjo organizatë është themeluar mbi baza të shëndosha, duke i bashkuar njerëzit për shkak të shkathtësive dhe aftësive të tyre.

“Unë e përsëris shpesh se dua të kontribuoj në ndërtimin e një shoqërie ku për sukses duhen vetëm dy gjëra, sa di dhe sa punon. Prandaj jam i bindur se këto janë vlerat dhe parimet që ne të gjithë i ndajmë këtu dhe se duhet të vazhdojmë bashkëpunimin në bazë të këtyre parimeve”, tha Millatoviq.

Ai në fjalën e tij tha se anëtarët e Asociacionit janë motori i ekonomisë sonë.

“Udhëheqja juaj, pavarësisht nëse jeni në një kompani të vogël, mikro apo të madhe, vendosmëria juaj për të bërë më të mirën tuaj çdo mëngjes, kur zgjoheni dhe filloni ditën e punës, në mënyrë që kompania për të cilën punoni të arrijë rezultatin më të mirë të mundshëm, është karburanti i ekonomisë sonë. Pa këmbënguljen tuaj, pa punën tuaj, Mali i Zi nuk do të kishte sukses ekonomik. Dhe ai sukses është i padiskutueshëm, pavarësisht kohërave sfiduese që jetojmë”, tha presidenti i Malit të Zi.

Ai shtoi se këmbëngulja, vendosmëria dhe përkushtimi i tyre janë çelësi i suksesit të sistemit tonë të vogël ekonomik.

SHARE