“JO SULM TERRORIST”, FBI HETON SHPËRTHIMIN E MAKINËS NË KUFIRIN ME KANADA

Një makinë shpërtheu të mërkurën pranë një pike kontrolli në kufirin mes SHBA-Kanada pranë Ujëvarës së Niagarës, duke vrarë dy persona, si dhe duke shkaktuar mbylljen e kufijve pasi u dyshua si sulm terrorist.

Por, pas hetimeve zyra rajonale e FBI-së arriti në përfundimin se shpërthimi, i cili ndodhi rreth 400 milje në veriperëndim të qytetit të New York-ut, nuk ishte i lidhur me terrorizmin.

Dëshmitarët përshkruan se kishin parë një makinë që po udhëtonte me shpejtësi të madhe përpara se të përplasej me një pengesë postblloku dhe të shpërthente në flakë. Identiteti i dy viktimave, që dyshohet se janë nga neë york ende nuk është bërë publik nga ana e autoriteteve amerikane. Rasti shkaktoi panik edhe në Kanada, ku menëjherë mijëra policë dolën në rrugë dhe filluan kontrollet mbi të gjitha autmojetet.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden ishte informuar dhe po ndiqte nga afër zhvillimet. Ndërkohë, kryeministri kanadez Justin Trudeau i tha parlamentit “kjo është padyshim një situatë shumë serioze”.

SHARE