ZGJEDHJA E GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE ËSHTË RRUGA DREJT INSTITUCIONEVE FUNKSIONALE

Zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në votimin e radhës në Kuvend më 28 nëntor është rruga drejt funksionalizimit të institucioneve malazeze, kanë vlerësuar këshilltari i kryeministrit Gjorgje Raduloviq dhe komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheli. Raduloviqdhe Varheli u takuan në margjinat e Forumit të VII Rajonal të Unionit për Mesdheun në Barcelonë.Bashkëbiseduesit i mirëpritën rekomandimet e Parlamentit Evropian për Strategjinë e Re për Zgjerim dhe u pajtuan se zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në votimin e radhës në Kuvend më 28 nëntor është rruga për funksionalizimin e institucioneve malazeze, njofton Qeveria.

SHARE