Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari deklaroi se këtë javë do të qendroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku gjindetnë vizitë pune së bashku me nënkryetarin Sabri Salaj si pjesë e delegacionit të përbashkët me ministrin për të drejtat e njeriut dhe pakicave në Qeverinë e Malit të Zi z. Fatmir Gjeka dhe sekretarin shtetëror Astrit Hoxha. “Ditët në vijim do t’i shfrytëzoj për takime të shumta me figura të rëndësishme të jetës politike, afariste dhe shoqërore të komunitetit tonë të diasporës në SHBA. Diaspora është pjesë e pandarë e Komunës së Ulqinit dhe ne duhet ta trajtojmë si të tillë. Kohëve të fundit jemi dëshmitar të intenzifikimit të aktivitetet të shoqatave dhe individëve nga diaspora. Shumë të rinj po përfshihen në punën e shoqatave të diasporës. Komuna e Ulqinit është e vendosur ta shfrytëzoj këtë duke ndërtuar marrëdhënie institucionale dhe kanale zyrtare të komunikit. Diaspora e Ulqinit duhet të marr pjesë në nivel ditor në hartimin e politika zhvillimore të Ulqinit. Për këtë do të luftojmë në periudhën e ardhshme”, shtoi Bajraktari.