EDHE 570 RASTE TË REJA ME COVID-19, 9 NGA TUZI

Në Mal të Zi prej ditës së djeshme janë kryer 1.953 analiza për prezencën e Covid19, nga të cilët  kanë rezultuar 570 pozitiv, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 6 viktima nga sëmundja.  Numri më i madh i rasteve të reja janë nga Podgorica, 256, kurse në komunën e Tuzit janë regjistruar 9 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 596 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive në gjithë territorin e Malit të Zi është 11.111.

SHARE