Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Italisë i mungon një sasi energjie 20 herë më e madhe se sa prodhon Mali i Zi gjatë një viti, ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, në rrjetin X.
“Është shumë e rëndësishme që energjia jonë elektrike të shitet në Itali sikur të ishte prodhuar në Itali – në këtë mënyrë eliminohen pengesat drejt një tregu të madh dhe hapen mundësi të mëdha për eksport dhe investime në sektorin energjetik malazez!”, tha Spajiq.
Ai shtoi se ky memorandum do të hapë mundësi për tregti tre herë më të madhe, do të sigurojë sinjale më të qarta të çmimeve për investime të reja dhe do të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji.










