SULMI TERRORIST NË ANKARA/ HAKMERRET TURQIA, SULM AJROR NË VERI TË IRAKUT DHE SIRISË

Pesë persona janë vrarë në një sulm terrorist në Turqi në selinë e një kompanie të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore, kanë thënë autoritetet.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se dy sulmuesit, një burrë dhe një grua u vranë. Dy nga 22 të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.

Të shtëna të shumta u dëgjuan pasi forcat turke të sigurisë hynë në vend, në kryeqytetin e Ankarasë, raportuan mediat lokale.

“Unë e dënoj këtë sulm të tmerrshëm terrorist dhe uroj mëshirë për dëshmorët tanë,” tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në takim në Kazan të Rusisë.

SHARE