Qumësht me Banane – A Duhet ta Pini në Mëngjes?

Qumështi me fruta është për hir të të vërtetës një alternativë shumë e shijshme, që të ngop e të kënaq shpirtin.

Një nga frutat që kombinohet mjaft mirë në shije me qumështin është bananja.

Megjithatë, pavarësisht shijes, kombinimi i qumështit dhe bananes është i gabuar, madje konsiderohet i dëmshëm për shëndetin.

Përse Është i Gabuar Kombinimi i Qumështit Dhe Bananes?

Debatet mbi këtë çështje kanë qenë të vazhdueshme prej vitesh.

Ky kombinim mund të jetë i mirë për njerëzit që merren me sportin bodybuilding, ata që duan të shtojnë në peshë dhe që kanë nevojë për energji për kryerjen e një aktiviteti fizik me intensitet të lartë.

Nga ana tjetër, qumështi me banane nuk rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga alergjitë apo azma.

Një kombinim i tillë nxit formimin e sekrecioneve të cilat më pas shkaktojnë probleme me frymëmarrjen.

Ekspertët gjithashtu besojnë se kombinimi i bananes me qumështin prodhon disa toksina të cilat e bëjnë më të lehtë bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Problemet e këtij partneriteti të keq prekin edhe tretjen.

Toksinat e prodhuara si pasojë e këtij kombinimi prishin shumë ekuilibra në trup.

Së pari, sistemi tretës trulloset ndërkohë që mikrobioma pëson goditje të rënda.

Pas konsumit të kësaj pijeje, priten më shumë sekrecione, alergji, puçra në lëkurë, kollë e të tjerë.

Reagimet e trupit vazhdojnë më tej duke nxitur të vjella dhe diare.

Sipas ekspertëve, të dy produktet duhen konsumuar veçmas dhe në një distancë kohore prej të paktën 20 minutash.

Vlerat e Bananes Për Organizmin 

Banania është një nga frutat më të konsumuara në botë, më shumë se mollët dhe portokallet të marra së bashku.

Lexoni më poshtë disa prej përfitimeve të mëdha shëndetësore që marrim nga banania.

Urthi

Bananet kanë një efekt natyror anti-acid dhe mund të të çlirojnë nga shqetësimet e shkaktuara nga aciditeti i lartë në stomak.

Mjafton të hash vetëm një banane dhe menjëherë do të ndiesh lehtësim nga simptomat e djegies së stomakut.

Tensioni i gjakut

Bananet, një frut i shëndetshëm për zemrën, janë të pasura me potasium. i përsosur për mbrojtjen nga infarkti dhe goditjet në tru.

Burim energjie

Nëse ha një ose dy banane para ushtrimeve në palestër, do të përfitosh mjaftueshëm energji për mbi një orë stërvitje.

Karbohidratet me bazë të ulët glicemie, vitaminat dhe mineralet janë një mbështetje e madhe për trupin, duke i dhënë atij forcë, ndërkohë që potasi ndihmon për të parandaluar ngërçet muskulare.

Kundër Anemisë

Bananet janë një aleat i fuqishëm i pacientëve që vuajnë nga anemia.

Banania u jep atyre hekurin e nevojshëm të dietës që stimulon qelizat e kuqe të gjakut dhe prodhimin e hemoglobinës por edhe shton furnizimin me gjak.

Ulçera

Ata që vuajnë nga ulçera në stomak, mund t’i konsumojnë bananet pa problem sepse nuk do t’ju shkaktojnë asnjë shqetësim në stomak.

Kjo ndodh sepse bananet janë të buta, të lehta, kremoze dhe të mira për stomakun, duke i dhënë atij mburojën e nevojshme ndaj aciditetit dhe irritimit.

Fruti i lumturisë

Banania të shton humorin dhe lufton depresionin për shkak të nivelit të lartë të tritotanit që në trupin tonë transformohet në serotoninë.

Serotonina është hormoni i lumturisë. Ajo i bën njerëzit të ndihen të qetë, të lumtur dhe me humor të mirë. Hani banana dhe jeni të lumtur./AgroWeb.org

SHARE