GJELOSHAJ: VENDIMI I SPAJIQIT PËR SHTYRJEN E REGJISTRIMIT ËSHTË PËRGJEGJËS DHE SHTETËROR

Vendimi i përfaqësuesit për përbërjen e Qeverisë së re, Millojko Spajiq, për shtyrjen e regjistrimit është i përgjegjshëm dhe shtetëror, tha kreu i Forumit Shqiptar Nik Gjeloshaj.

Spajiq paraprakisht kishte paralajmëruar se qeveria e re do ta shtyjë regjistrimin e popullsisë për një muaj, në mënyrë që të krijohen kushtet që ky aktivitet i rëndësishëm shoqëror të fitojë legjitimitet absolut.

Gjeloshaj ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se dialogu dhe mirëkuptimi janë nevojat e mëdha të Malit të Zi.

“Vendim shtetëror, serioz dhe i përgjegjshëm! Qasja ndaj problemeve në shoqëri është përgjegjësi e vendimmarrësve, të tillë do të jenë hapat e ardhshëm të Qeverisë së re të Malit të Zi”, tha Gjeloshaj.

SHARE