Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, në kuadër të vizitës së tij në komunën e Tetovës u prit nga kryetari i Komunës z. Bilall Kasami si dhe nga kryesuesi i Këshillit komunal, z. Besar Durmishi.
Siç njofton Gjeloshaj, në takim, ndër të tjera diskutuan për situatën politike në Mal të Zi, projektet zhvillimore të cilat komuna e Tuzit ka realizuar vitet e fundit, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional me projektet Cross Border, si dhe binjakëzimin e dy Komunave.