Vaksinimi kundër gripit sezonal ka filluar sot në Qendrën Shëndetësore të Kryeqytetit, me ekipe të mjekëve të përzgjedhur për të rritur dhe ekipe të mjekëve të përzgjedhur për fëmijë, njoftuan nga ai institucion shëndetësor.
Regjistrimi për vaksinim do të bëhet përmes numrave të telefonit të ekipeve të përzgjedhura, të publikuar në faqen e Qendrës Shëndetësore, si dhe me mbërritjen në Qendrën Shëndetësore ku është regjistruar pacienti.
Vaksinimi do të bëhet në përputhje me rekomandimet e Institutit për Shëndet Publik.
“I bëjmë thirrje popullatës së kryeqytetit, veçanërisht atyre që i përkasin grupeve me rrezikshmëri të lartë, që të vaksinohen kundër gripit, sepse është në interes të ruajtjes së shëndetit të tyre”, thuhet në deklaratë.