OBSH: “NUK ËSHTË KOHA PËR RELAKSIM” NGA KORONAVIRUSI DHE GRIPI STINOR

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vigjilencë teksa po rritet numri i rasteve me koronavirus dhe grip stinor në Evropë. “Kjo nuk është kohë për relaksim”, ka thënë drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, në një konferencë për media, duke iu referuar afrimit të stinës së dimrit. Të 53 shtetet që përfshin OBSH-ja në Evropë, përfshirë Rusinë dhe Azinë Qendrore, janë sërish epiqendër e pandemisë së koronavirus, pasi në to janë regjistruar 60 për qind të rasteve në nivel global, ka thënë Kluge. Në të njëjtën kohë, rastet me grup stinor janë duke iu afruar pikut. Në këtë valë të re të koronavirusit nuk është duke u rritur numri i vdekjeve apo edhe i shtrimit të pacientëve në kujdes intensiv, prandaj OBSH-ja e ka përmendur rëndësinë e vaksinimit. “Vaksinimi mbetet një prej mënyrave tona më efikase kundër grupit stinor dhe koronavirusit”, ka thënë Kluge, duke u bërë thirrje njerëzve që të marrin dozat përforcuese sa më shpejt që është e mundur.

SHARE