Mali i Zi mbetet vazhdimisht i përkushtuar ndaj multilateralizmit, bashkëpunimit të përgjegjshëm dhe të hapur dhe forcimit të partneritetit me Kombet e Bashkuara drejt synimeve tona të përbashkëta për ruajtjen e paqes, zhvillimin dhe përmirësimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, tha Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Gjukanoviq këtë e ka thënë në letrën e tij drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres me rastin e Ditës së Kombeve të Bashkuara. “Me rastin e 24 tetorit – Ditës së Kombeve të Bashkuara, në emër të qytetarëve të Malit të Zi dhe në emër tim, ju dërgoj urimet më të përzemërta. Në sfidat asnjëherë më të vështira dhe komplekse në skenën globale, roli dhe domosdoshmëria e Kombeve të Bashkuara mbetet i domosdoshëm në mbrojtjen dhe konsolidimin e rendit ndërkombëtar bazuar në rregulla dhe parime”, thuhet në mesazhin e urimit të Gjukanoviqit.
Mali i Zi është një partner këmbëngulës që është i përkushtuar ndaj vlerave themelore dhe respektimit të Kartës së OKB-së, nxitjes së multilateralizmit, si dhe arritjes së objektivave të përcaktuara në Axhendën 2030, theksoi kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Ai këtë e ka thënë në një mesazh urimi me rastin e Ditës së Kombeve të Bashkuara. Abazoviq theksoi se Kombet e Bashkuara janë pasuria më e rëndësishme e bashkësisë ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore. Ai theksoi se OKB-ja duhet të ruajë rolin e saj si qendër e rendit ndërkombëtar në kohën e ardhshme, sepse vetëm Kombet të Bashkuara efikase dhe gjithëpërfshirëse mund t’i përgjigjet në mënyrë adekuate sfidave bashkëkohore dhe të kontribuojë në realizimin e vizionit për një të ardhme më të mirë,” thuhet në deklaratë. Ai tha se Mali i Zi dhe Kombet e Bashkuara nxisin bashkëpunim të mirë dhe veprim aktiv në shumë fusha. “Të cilat kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve institucionale të Malit të Zi, ngritjen e vetëdijes për çështje të shumta, ndryshimin e normave tradicionale shoqërore, përfshirjen më të madhe në shoqëri dhe luftën kundër diskriminimit në të gjitha bazat”, përfundoi Abazoviq.