Qeveria izraelite po e përkeqëson një “situatë tashmë katastrofike humanitare” duke lëvizur forcat e saj drejt qytetit të Gazës, tha sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatën e Kombeve të Bashkuara, që po zhvillohet në Nju Jork.
Deklarata vjen pas vendimit të Britanisë së Madhe për të njohur shtetin palestinez.
“Forcat izraelite po e përshkallëzojnë konfliktin në qytetin e Gazës, duke shndërruar edhe më shumë shtëpi në rrënoja dhe duke detyruar familje të frikësuara të shpërndahen”, tha ajo.
“Kjo është e pakuptueshme, çnjerëzore, plotësisht e pajustifikueshme dhe duhet të marrë fund. E vetmja gjë që ky veprim i qeverisë izraelite do të sjellë, është përkeqësimi i një situate tashmë katastrofike humanitare”.
Cooper shtoi se përshkallëzimi do ta bëjë gjithashtu më të vështirë lirimin e pengjeve izraelite që mbahen ende nga Hamasi.