GJELOSHAJ DHE CAMAJ DËNOJN AKTIN KRIMINAL TË NDODHUR SOT NDAJ POLICISË SË KOSOVËS

Kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj dënoj fort aktin kriminal të ndodhur ndaj Policisë së Kosovës.

Gjeloshaj thotë se ai akt terrorist kërkon me urgjencë vënien përpara drejtësisë të përgjegjësve si dhe mbështetjen e plotë të shtetit të Kosovës nga Ballkani Perëndimor dhe Policisë së Kosovës nga KFOR-i dhe EULEX-i.

“Duke shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjen e dëshmorit Afrim Bunjaku dhe uruar shërim të shpejtë të plagosurve, bëj thirrje për ruajtjen e gjakftohtësisë që situata të mos eskalojë në një udhë pa kthim,” shkruan Gjeloshaj në “Facebook”.

Deputeti në Parlamentin e Malit të Zi Nikollë Camaj ka deklaruar se janë akte teroriste këto që po ndodhen ne Kosovë, dje dhe sot.

“Bashkëndjej me vëllazërit e motrat në Kosovë, dhe u shpreh ngushëllime familjes Bunjaku për humben e njeriut të dashur, dhe Kosovës, për rënien në krye të detyrës, të efektivit të vet. Shpresoj që situata të qetësohet, pa dëme tjera, kurse kriminelët të marrin dënimin e merituar.Po ashtu shpresoj se bashkësia ndërkombëtare do të vërejë se nga vje sherri në Ballkan dhe në të ardhmën të ndëshkojë xhelatin e jo viktimen. Vëllezër e motra, jemi me ju në këto momente të vështira!” shprehet deputeti Camaj.

SHARE