MASAT E REJA, ÇERTIFIKATA COVID-19 E VLEFSHME MENJËHERË PAS DOZËS SË DYTË

Çërtifikata kombëtare digjitale e Covid-it do të jetë e vlefshme menjëherë pas dozës së dytë. Sipas masave të reja të Qeverisë çërtifikata Covid do të jetë e nevojshme, përveç hyrjes në qendrat tregtare, do të jetë edhe për qendrat e biznesit dhe ndërtesat në të cilat veprojnë më shumë se tre subjekte biznesi, si dhe objektet që nuk kanë mallra ushqimore dhe hapsira e të cilave është mbi 1.000 metra katrorë. “Numri i të pranishmëve në tubimet private është i kufizuar në 50 përsona, me vertetimin qe kanë kaluar Covid-19 , PCR test negativ ,testin e shpejtë ose konfirmimin e vaksinës. Muzika live lejohet brenda lokalit me detyrimin që muzikantët, punonjësit dhe mysafirët të kenë një nga vertetimet digjitale,” tha Galliq. Në konferencën për shtyp me rastin e prezantimit të masave të reja, Galliq tha se çdo i dyti qytetar i rritur i Malit të Zi mori të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa rreth 45 përqind e tyre u rivaksinuan.

SHARE