TRE PACIENTË ME COVID VDIQËN, 289 RASTE TË REJA

Një total prej 289 rastesh të reja pozitive të infeksionit janë regjistruar në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik. Tre vdekje u raportuan në pacientë pozitivë Covid19 nga Podgorica, Andrijevica dhe Berane, të cilët u trajtuan në Qendrën Klinike të Malit të Zi dhe Spitalin e Përgjithshëm në Berane (2). Raste më të reja ishin në këto komuna: Podgoricë 89, Nikshiq 85, Rozhaj 31, Berane e Plevle 18, Kotor 13, Budva 9, Cetij 7, Bijello Pole 5, Tivar e Andrijevicë 4, Mojkovc e Tivat 2, Ulqin e Tuz nga 1 person. Në 24 orët e fundit, është raportuar shërim në 189 pacientë, aktualisht ka 3,646 raste aktive të infeksionit.

SHARE