Ministri i Drejtësisë së MZ, Zoran Pazhin, gjatë takimit me ministrin e drejtësisë së Rumanisë, deklaroi se Mali i Zi, është aktualisht i gatshëm të mbyllë dy kapituj dhe së shpejti do të zbatojë të gjitha procedurat e brendshme për të mbyllur edhe gjashtë kapitujt tjerë negociues.
“Mali i Zi , vlerëson lartë miqësinë shumë vjeçare të Rumanisë dhe llogarit në mbështetjen e saj gjatë presidencës së ardhshme rumune me Këshillin e Bashkimit Evropian që nga janari i vitit të ardhshëm”, tha Pazhin.
Ai theksoi se prioritetet i Malit të Zi është të hapin negociatat për dy kapitujt e mbetur, në fushën e konkurrencës dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe të intensifikojnë aktivitetet që synojnë mbylljen e kapitujve negociues.
Ai theksoi se ” nuk jetohet nga hapja dhe mbyllja e kapitujve negociues” dhe se qëllimi i vërtetë i procesit të integrimit evropian është të ndërtojnë institucione që ofrojnë të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët dhe një sistem ligjor të besueshëm për bashkësinë punuese.
“Në këtë kontekst, Pazhin shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e ekspertëve të Rumanisë në disa fusha, të cilët kontribuon në forcimin e kornizës ligjore malazeze”, thuhet në deklaratë.