MILLATOVIQ: NDALIMI I HYRJES SË JOVANA MAROVIQIT NË SERBI ËSHTË NË KUNDËRSHTIM ME NDËRTIMIN E MARRËDHËNIEVE TË MIRA FQINJËSORE

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, deklaroi se ndalimi i hyrjes në Serbi të ish-nënkryetares së qeverisë malazeze, Jovana Maroviq, është në kundërshtim me ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe shprehu besimin e tij se ajo nuk përbën kërcënim për sigurinë.

“Sapo fola me Jovana Maroviqin. Ajo është mirë dhe ka mbërritur në Mal të Zi. Jam i befasuar që i është ndaluar hyrja në Serbi, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin e saj shumëvjeçar në sektorin civil si në Mal të Zi ashtu edhe në rajon. Jam i sigurt se Jovana nuk është kërcënim për sigurinë e Serbisë”, tha mbrëmë Millatoviq.

Millatoviq ka shkruar edhe në rrjetin social „X“ se “në kontekstin e së ardhmes evropiane, rajoni duhet të përpiqet për kufij të hapur për qytetarët, edhe kur ata janë kritikë ndaj autoriteteve dhe politikave”.

SHARE