MALI I ZI MBETET NJË MIK BESNIK I UKRAINËS

Mali i Zi mbetet një mik besnik tek i cili Ukraina mund të mbështetet gjithmonë, tha presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq.

Millatoviq, në rrjetin social “X”, shkroi se në ditën e Pavarësisë së Ukrainës, nderohen në heshtje të gjithë ata që vdiqën në luftën për lirinë dhe sovranitetin e atij vendi, si dhe ata që vazhdojnë të luftojnë me guxim.

“Shpresoj se Ukraina do ta mirëpresë festën e ardhshme kombëtare në paqe dhe Mali i Zi do të mbetet një mik besnik tek i cili mund të mbështeten gjithmonë”, tha Millatoviq.

Mbrojtja dhe restaurimi i Ukrainës është detyrë e të gjithë aleatëve të saj dhe Mali i Zi do të vazhdojë ta mbështesë pa mëdyshje atë vend në rrugën e tij drejt lirisë, tha kryeministri në largim Dritan Abazoviq.

Qeveria deklaroi se Abazoviq, duke folur me kryeministrin ukrainas Denis Shmigal me rastin e Ditës së Pavarësisë së atij vendi, tha se agresioni rus shënoi kursin e veprimit të të gjitha shteteve demokratike drejt ndërtimit të një shoqërie më të sigurt dhe ruajtjes së vlerave civilizuese.

Ai tha se Mali i Zi, si një mik i sinqertë dhe i kahershëm i Ukrainës, do të vazhdojë ta mbështesë pa mëdyshje atë vend në rrugën e tij drejt lirisë, ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe në krijimin e një të ardhmeje të sigurt për gjeneratat e reja.

SHARE