Gjatë gjashtë muajve të parë në Mal të Zi janë regjistruar 878.020 turistë në të gjitha llojet e akomodimit, ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq.
Ai tha se kjo është 40.53 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
„Sipas të dhënave paraprake të Monstat, është 16,56 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit rekord 2019. Janë realizuar 5,444,539 fjetje, që është një rritje prej 75,85% krahasuar me vitin 2022 dhe 57,14% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019”, ka shkruar Gjuroviq në Twitter.