QEVERIA NESËR PËR TRAGJEDINË NË CETINË

Qeveria nesër në orën 11 do të mbajë seancë të posaçme me rastin e ngjarjes tragjike të ndodhur më 12 gusht në Cetinë, ku humbën jetën 11 persona. Siç është paralajmëruar, në seancë përveç anëtarëve të Qeverisë do të marrë pjesë edhe kryetari i kryeqytetit të Cetinës, Nikolla Gjurashkoviq. “Pas seancës së Qeverisë, kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq dhe kryetari i Komunës së Kryeqytetit të Cetinës, Nikolla Gjurashkoviq, do të flasin në një konferencë për media që do të mbahet në Qendrën për shtyp të Qeverisë së Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

SHARE