KRIVOKAPIQ: MUND TË KEMI DERI NË 1.000 NJERËZ TË INFEKTUAR NË DITË

Kryeministri Zdravko Krivokapiq tha se fronizimi i Mitropolitit Joanikije aktualisht mbart tre rreziqe – sigurie, epidemiologjike dhe, siç thotë ai, rreziku i surprizave të mundshme që është specifike për Malin e Zi. Instituti i Shëndetit Publik, tha Kryeministri, njoftoi se duhet pritur, duke pasur parasysh tendencën e rritjes së pacientëve me Covid-19, si dhe karakteristikat e llojit delta, që në ditën e fronizimiz të Mitropolitit, numri i të infektuarve rishtas do të jetë 1.000 në ditë. “Ky është një numër që nuk ka ndodhur kurrë më parë në Mal të Zi dhe që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Ne morëm informacion se numri i atyre që duhet të shtrohen në spital është mbi 300, gjë që automatikisht kufizon mundësitë e sistemit shëndetësor të Malit të Zi,” tha Kryeministri.

SHARE