10 PERSONA VDIQËN, 661 RASTE TË REJA

Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi, ka raportuar se brenda 24 orëve të fundit janë diagnostikuar gjithsej 661 raste të reja pozitive të infeksionit SARS-CoV-2, 617 midis qytetarëve të Malit të Zi dhe 44 midis turistëve. Gjatë ditës së djeshme, dhjetë vdekje të lidhura me infeksionin SARS-CoV-2 u raportuan nga: Tivari (3), Podgorica (2), Kotorri (2), Ulqini (1), Cetija (1) dhe Petnjica (1). Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,690. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 329 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtas, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të COVID-19 në Mal të Zi është 6,748, në komunën e Tuzit 83.

SHARE