QEVERIA E MALIT TË ZI REALIZON 53.7% TË AKTIVITETEVE NË GJASHTËMUJORIN E PARË TË 2025

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Qeveria e Malit të Zi realizoi 53.7% të aktiviteteve të planifikuara në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Sipas Raportit Zyrtar të realizimit për tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2025, Qeveria e Malit të Zi realizoi 53.7% të 229 aktiviteteve të planifikuara.

Ministritë më efikase janë Ministria e Zhvillimit Ekonomik e drejtuar nga ministri Nik Gjeloshaj (95.2%) dhe Ministria e Transportit (90%).

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit arriti 86.7%, ndërsa Ministria e Planifikimit Hapësinor (75%) dhe Ministria e Çështjeve Evropiane (83.3%) realizuan detyrat e tyre.

Nga ana tjetër, Ministria e Diasporës (0%), Ministria e Kulturës dhe Medias (0%), Ministria e Sportit dhe Rinisë (0%), si dhe Ministria e Kujdesit Social (0%) nuk arritën të realizojnë asnjë aktivitet.

Veçanërisht shqetësuese është performanca e ulët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila realizoi vetëm 47.1% të detyrave të saj, duke qenë nën mesataren prej 54.8% të Komisionit për Sistemin Politik.

Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj ministrie për sigurinë dhe administratën, është i nevojshëm përmirësim në menaxhim dhe koordinim për të rritur efektivitetin.

Vlen të përmendet se një vit më parë, gjatë sezonit turistik, Qeveria u riorganizua, duke përfshirë partitë e reja dhe duke e rritur numrin e anëtarëve në 32, duke e bërë një nga qeveritë më të mëdha në rajon.

SHARE