TAJANI: BALLKANI PERËNDIMOR NË BE PARA VITIT 2030

Për Italinë integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian do të ndodhë para vitit 2030.

Shefi i diplomacisë italiane Antonio Tajani në takimin me homologun serb deklaroi mbajtjen së shpejti të një takimi të përbashkët edhe me homologun shqiptar Igli Hasani.

Sipas Tajanit ulja në një takim trepalësh kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në rajon.

Ai i tha se Italia i sheh shtetet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e BE-së përpara vitit 2030 Antonio Tajani, ministër i Jashtëm i Italisë: Kemi vendosur që të organizojmë një takim trepalësh mes Italisë, Serbisë e Shqipërisë.

Ky për ne do të ishte një zhvillim i rëndësishëm pasi na jep mundësinë për të përforcuar dialogun  dhe bashkëpunimin mes shteteve ballkanike.

Italia i sheh shtetet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e BE-së përpara vitit 2030. Italia është partneri i dytë ose i tretë tregtar për Serbinë.

Në 24 orët e fundit janë hapur dy uzina të mëdha italiane të prodhimit të makinave elektrike duke nisur nga muaji Tetor në qytetin serb të Kragujevaçit, ku do të punësohen 1 mijë punëtorë.

SHARE