NIMANBEGU: PARIMET JANË TË RËNDËSISHME, ËSHTË E RËNDËSISHME QË TË GJITHË T’I PRANOJNË ATO

Përfaqësuesi i Aleancës Shqiptare, Genci Nimanbegu, tha për  TVMZ se mund të ndodhë që Mali i Zi të marrë një qeveri të re në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit dhe se shpreson që puna të përfundojë shpejt.

Ai theksoi se Aleanca Shqiptare propozoi ndryshimin e parimeve për formimin e qeverisë së re, veçanërisht kur bëhet fjalë për decentralizimin e pushtetit.

Nimanbegu tha se ende nuk kanë marrë përgjigje nga Lëvizja „Evropa Tani“ në lidhje me shtimin e parimeve.

“Përpjekjet për të rënë dakord për të gjitha parimet janë ende në fazën e parë. „Evropa Tani“ ishte shumë korrekte, ndonëse mediat prezantuan se këto ishin parimet e tyre për formimin e qeverisë, ishte e qartë se kishte vend për shtesa. Duhet thënë se kjo është një përpjekje për të formuar një qeveri pas tre vitesh bredhje në politikë dhe disa eksperimente e aventurave që i kanë shkaktuar shumë dëme skenës politike të Malit të Zi. Besimi është shembur edhe më shumë dhe tani kemi shqetësime tektonike”, tha Nimanbegu.

SHARE