BRAJOVIQ: MALI I ZI DO TË ANGAZHOHET EDHE MË INTENSIVISHT PËR REFORMAT

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, deklaroi se pas zgjedhjeve presidenciale dhe atyre lokale, Mali i Zi në periudhën e ardhshme, do të intensifikojë edhe më shumë përpjekjet e veta në reforma.

Brajoviq bisedoi sot me anëtarët e delegacionit të Grupit të Miqësisë Parlamentare të Parlamentit të Republikës së Polonisë, të udhëhequr nga Presidenti i Grupit, Gzegozhom Matusjak.

“Mali i Zi në Poloni ka një mik në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe mund të llogarisë në çdo lloj mbështetjeje. Ne presim që së shpejti të jemi partnerë në Bashkimin Evropian”, është theksuar në takim.  Siç kumtohet nga kabineti i Brajoviq, Kryetari i Parlamentit të MZ, theksoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare me qëllim të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe krijimin e bazave politike për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

SHARE