Vonesa e ndarjës kufitare me Podgoricën nuk i konvenon askujt, e më së paku neve dhe ndërmarrjes së Podgoricës “Çistoqa”, tha drejtori i SHPK “Komunale” – Tuz, Nikollë Camaj.
Ai tha se i mbetët qëndrimit se na takon një pjesë e pajisjeve të “Çistoqa”, sepse në blerje morën pjesë edhe qytetarët e Tuzit, të cilët mbushën buxhetin e kryeqytetit.
Ai theksoi se ka punëtorë të vazhdueshëm në terren, dhe se dallimi në higjenën e Tuzit mund të shihet qartazi.
“Dëshira jonë është që hapësirën e Komunës së Tuzit ta përjetojmë si oborrin tonë, dhe planet tona janë që të kontribuojmë në këtë. Një numër i madh i qytetarëve po ndihmon aksionet tona edhe me sjellje të ndërgjegjshme, por edhe me punë vullnetare për rregullimin e të gjitha hapësirave publike dhe rrugëve në komunë. Padyshim që ka nga ata që u pengojnë aktivitetet tona, sepse ata vetë nuk kanë bërë kurrë asgjë. Sidoqoftë, janë identifikuar disa lokacione të cilat i pastrojmë sot, dhe tashmë nesër ata do të hedhin mbeturina në atë zonë ”, thotë Camaj.
Çdo vit, nga buxheti i komunës janë ndarë rreth 50.000 euro për pastrimin e urrelës. Këtë vit nuk është ashtu.
Dhjetëra mijëra euro janë lënë mënjanë vetëm për urrelën me vite, dhe nuk është pastruar asnjëherë, si as deponitë e egra.
“Formimi i deponive të egra pranë kontejnerëve është problem kryesor për ruajtjen e higjenës. Urrela është pastruar, tani për tani, në pjesën që kalon nëpër qendër. Ky veprim do të vazhdojë ”, tha Camaj.
“Pikat kritike janë në hyrje nga drejtimi i Podgoricës, në kthesën e parë për Dhe të Zi, si dhe prapa ish-kazernës në Shipshanik, poashtu pranë ndërtesës së Komunës dhe afër stadiumit. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes ku i hedhin mbeturinat dhe të ruajmë mjedisin “, deklaroi Nikollë Camaj, drejtor i SHPK “Komunale”.