TË DIELËN, ZGJEDHJET LOKALE NË BUDVA

Zgjedhjet lokale në Budva, në të cilat do të marrin pjesë nëntë lista zgjedhore, do të mbahen të dielën.

Në garën zgjedhore marrin pjesë listat “Budva qyteti ynë –  Nikolla Jovanoviq”, “Demokratët –  Forco, rivendos, ringjall – Budva vendos! –  Gjorgje Zenoviq” dhe “Për të ardhmen e Budvës –  Budva qytet i hapur”, bartës i të cilit është Mlladen Mikijel.

Koalicioni „Për të Ardhmen e Budvës“ përbëhet nga Demokracia e Re Serbe, Partia Popullore Demokratike, Partia Popullore Socialiste, Lëvizja për Ndryshim, Mali i Zi i Bashkuar, Demos, Mali i Zi i drejtë, Partia e Punëtorëve dhe Mali i Zi i Lirë.

Në zgjedhjet në Budva do të marrin pjesë listat e Lëvizjes „Evropa Tani“, e udhëhequr nga Predrag Zenoviq, e Partisë Evropiane malazeze e udhëhequr nga Novak Axhiq dhe e Partisë Demokratike të Socialistëve të udhëhequr nga Nikolla Miloviq.

Në garë zgjedhore janë edhe listat “URA – Dr. Dritan Abazoviq – Ndryshe!”,  „Zgjedhje të pastra –  Petar Oxhiq” koalicionit të Partisë Socialdemokrate, Socialdemokratëve dhe Partisë Liberale, si dhe listës “Dr. Vujiçiq Bozhidar –  Për ndryshime reale”.

Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Gjorgjije Vujoviq, tha për Agjencinë MINA se të drejtë vote në zgjedhje kanë 19.034 qytetarë, të cilët do të votojnë në 28 vendvotime.

Ai tha se vendvotimet do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në ora 20:00.

SHARE