Shirat e dendur goditën edhe një herë Brazilin jugor, duke shkatërruar përpjekjet disaditore të autoriteteve që po pastronin zonat nga mbeturinat në Rio Grande do Sul, Porto Alegre.
Disa banorë u evakuuan sërish në disa zona, ndërsa përmbytjet sërish shkaktuan dëme në dyqane si dhe në disa shtëpi. Në një hark kohor prej 12 orësh, pjesë të Porto Alegre-s rregjistroi më shumë shira sesa zakonisht në një muaj të tërë, sipas të dhënave nga instituti kombëtar meteorologjik.
Banorët në Porto Alegra akuzuan autoritetet që nuk i kishin lajmëruar më parë. Përmbytjet rekord gjatë javën e të fundit vranë 163 njerëz dhe kanë zhvendosur rreth 600,000 të tjerë. 64 persona të tjerë janë ende të zhdukur.
Qindra mijëra familjeve në zonat e përmbytura u është dashur të durojnë ditë pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm. Nga shtatë lumenjtë kryesorë në shtet, pesë janë ende mbi nivelin maksimal të ujit dhe ekspertët thonë se ka pak shpresë se ujërat do të tërhiqen.
Nga ana tjetër Meksika vijon të përballet me valën e tretë të të nxehtit të vendit. Temperatuara mbi 45 gradë Celsius kanë prekur mbi 10 qytete, ndërsa vendi po përballet edhe me një thatësirë ekstreme deri në 70% më e rënda ndër vitet e fundit.
I nxehti gjithashtu ka shkaktuar 85 vdekje deri më tani, ndërsa në rrezik janë gjithashtu edhe kafshët për shkak të dehidratimit në Meksikën jugore. Universiteti Autonom Kombëtar i Meksikës parashikon temperatura edhe më të larta në 10-15 ditët e ardhshme. Disa pjesë të Amerikës Qendrore dhe jugut të Shteteve të Bashkuara përfshirë Florida-n, po përjetojnë gjithashtu nxehtësi ekstreme. Vala e tretë e nxehtësisë në Meksikë është pjesë e pesë të parashikuara nga marsi deri në korrik.
Nga ana tjetër tornadot përfshinë qytetin qendror të Teksasit të Temple duke shkatërruar mbi 500 shtëpi dhe biznese, por shkaktoi vetëm lëndime të lehta në rreth 30 banorë. Stuhia bëri që qyteti të aktivizonte alarme e cila shpërndau mbeturina si dhe rrëzoi pemë dhe shtylla të tensionit të lartë.
Kryetari i Bashkisë së Temple Tim Davis nënshkroi një deklaratë emergjence për të marrë fonde shtetërore për rimëkëmbjen nga fatkeqësitë. Gjithashtu edhe në Ioëa-s tornadot vranë katër persona, plagosën 35 të tjerë dhe shkatërruan disa ndërtesa.