MILLATOVIQ: TË HËNËN TAKIM ME BARTËSIT E LISTAVE ZGJEDHORE

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka njoftuar se të hënën do të fillojë dialogu politik në nivelin më të lartë, ku duhet dërguar mesazh qytetarëve dhe partnerëve se Mali i Zi është një shoqëri e pjekur, se ka zgjedhje demokratike dhe ku vullneti elektoral i qytetarëve do të përmbushen.

Kështu ka bërë të ditur presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, pas takimit me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters.

Pas takimit me senatorët në Villa Goricë, ai u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tregojnë një partneritet të fortë me Malin e Zi që duhet thelluar më tej.

“I shpreha mirënjohjet e  Malit të Zi për ndihmën që marrim në sundimin e ligjit. Ka hapësirë ​​shtesë për thellimin e marrëdhënieve në ekonomi. Diskutuam situatën aktuale në Evropë dhe sfidat me të cilat përballet Evropa”, tha presidenti i Malit të Zi.

“Një nga votat me të cilat jam krenar si anëtar i Senatit është vota e mbështetjes për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Unë kam të njëjtin entuziazëm kur bëhet fjalë për rrugën tuaj drejt BE-së. Mali i Zi është një histori suksesi, ka ende punë që duhet bërë në fushën e sundimit të ligjit, forcimit të demokracisë, lirisë së mediave… Por askush nuk është i përsosur, asnjë demokraci nuk është perfekte, madje as ne në SHBA”, tha Murphy.

Duke komentuar raportin e Freedom House, në të cilin vërehet regresioni i Malit të Zi, Peters tha se është inkurajuar nga ajo që ka dëgjuar nga presidenti i ri, përkatësisht respektimi i të drejtave dhe lirive. “Fokusi i tij është lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Liria e medias është e rëndësishme për të kontrolluar qeverisjen në një vend. Pas zgjedhjeve me qeverinë dhe presidentin e ri do të luftojmë që të kemi media të lira, shtet ligjor. Ne duhet të përqendrohemi në të ardhmen”, tha Peters.

SHARE