ABAZOVIQ ME SENATORË AMERIKANË: MALI I ZI ËSHTË ANËTARI I ARDHSHËM I BE-së

Mali i Zi është një anëtar i besueshëm i NATO-s dhe anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian, u konkludua në takimin e kryeministrit Dritan Abazoviq me delegacionin e senatorëve amerikanë që po vizitojnë Malin e Zi, Chris Murphy dhe Gary Peters.

Siç njoftoi Qeveria e Malit të Zi, Abazoviq iu referua rezultateve rekord në ekonomi, me theks të veçantë në aktivitetet e Qeverisë së Malit të Zi në planin e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Pas çdo nacionalizmi në Ballkanin Perëndimor qëndron korrupsioni. Kjo është arsyeja pse ne kemi treguar vendosmëri dhe vullnet për t’i bërë ballë korrupsionit në të gjitha nivelet. Nuk ka palë të privilegjuara në këtë luftë”, tha kryeministri.

Në takim u vlerësua se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në nivel të lartë, gjë që kontribuon dukshëm nga anëtarësimi në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe aktivitetet e shumta të përbashkëta që synojnë ruajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Mali i Zi është një anëtar i besueshëm i NATO-s dhe, si i tillë, sigurisht anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian,” ranë dakord bashkëbiseduesit.

SHARE