Parandaloni humbjen e muskujve duke i konsumuar këto dy fruta çdo ditë

Humbja e muskujve, e njohur ndryshe si atrofia muskulore, është kur muskujt fillojnë të ‘shuhen’. Arsyeja kryesore për humbjen e muskujve është mungesa e aktivitetit fizik

Kjo ndodh kur një lëndim apo sëmundje e bën të pamundur për ju ta lëvizni dorën apo këmbën.

Gjithashtu humbje të muskujve mund të keni edhe nëse njëra gjymtyrë e juaja është më e vogël se tjetra, transmeton Telegrafi.

Megjithatë hulumtimet e fundit kanë treguar se dy produkte mund ta parandalojnë humbjen e muskujve.

Kjo do të thotë se ata të cilët janë të prirë të vuajnë nga humbja e muskujve, siç janë pleqtë, tani mund ta parandalojnë dobësimin muskulor duke i konsumuar këto dy ushqime: mollët dhe domatet e gjelbra.

Këto dy fruta të zakonshëm ndihmojnë në parandalimin e humbjes së muskujve.

Sipas studimeve, përbërësit e këtyre dy frutave ndikojnë në rritjen e dukshme të forcës dhe masës muskulore, ku masa rritet për 10 për qind, ndërsa forca për të paktën 30 për qind. /Telegrafi/

SHARE